E imiton vazhdimisht, Erion Braçe i bën atë që nuk pritej Rezartit

Aktori i humorit Rezart Veleshnja po tërheq së fundmi vëmendjen me imitimin që po i bën zëvendës kryeministrit Erion Braçe. I ftuar sot në emisionin “Wake Up”, Veleshnja ka zbuluar se Braçe i ka bërë block në rrjetet sociale.

Në mënyrë të nënkuptuar, ai e cilësoi këtë gjest si dëshmi nga ana e zëvendës kryeministrit që nuk e ka marrë lehtë imitimin e tij.

“Imitimi i Erionit është i lehtë në krahasim me Berishën përshembull. Kam marrë reagime…Erioni më ka bërë block në “Instagram”. Imitimi nuk është asnjëherë dashakeq.

Ka njerëz që e marrin me pozitivitet, por ka edhe të tjerë që i tingëllon pak keq. I duket sikur ti ke diçka personale. Varet, sepse psikologjia e njerëzve është e ndryshme”, është shprehur Veleshnja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...