Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, në një lidhje direkte për ‘Open’ ka folur për krizën politike në vend.

Sipas Spiropalit, mazhoranca e ka ditur se opozita do të ndërmerrte një akt ekstrem si djegia e mandateve.

E pyetur nga moderatorja Eni Vasili, nëse ndërkombëtarët vijnë dhe ju thonë uluni, ç’do të bëni, Spiropali tha se po flet për temën, e temë tjetër s’ka.

‘Këta duan ta ndajnë Shqipërinë si duan këta. Eja të merremi vesh me pazaret e radhës. Ne nuk kemi ndërmend të bëjmë as pazare me askënd as ti kthejmë partitë në qendra ku shitet dhe blihet influencë e pushtet. Për ne vota është ajo që vlen, e shenjtë. Ne ulemi ku të duan dhe si të duam brenda kornizës kushtetuese’, deklaroi Spiropali.

‘Pra nuk uleni?’, pyeti sërish Vasili dhe Spiropali u përgjigj: ‘Kur do flasim? Eja të flasim, për reformën zgjedhore, diskutoni për garancitë që doni dhe rregullat e lojës dhe nëse mendoni se keni mbështetje të madhe, bujrum kemi zgjedhje lokale dhe testohuni.

Nuk kemi ndërmend ta bëjmë më se nuk ka arsye objektive, pasi të gjithë arsyet shtyjnë drejt legjitimitetit të qeverisë dhe nuk kemi asnjë partner ndërkombëtar që na mbështet për t’i hyrë kësaj aventure’.