Çljeta dhe Alban Hoxha janë në një lidhje dashurie mes tyre prej më shumë se 3 vitesh.
Çifti asnjëherë nuk e ka pranuar zyrtarisht marrëdhënien e tyre, por janë përpjekur gjithmonë ta mbajnë të fshehtë.
Megjithatë, duket se kësaj dashurie i ka ardhur fundi.
Sipas ‘Gazetës Shqiptare’ është mësuar se Albani dhe Çiljeta prej disa kohësh i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre.
Nuk dihet shkaku, megjithatë ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’.
Ndoshta mund të jetë thjesht një sherr i momentit mes tyre, por kësaj here gjërat duken vërtet serioze.