Opozita po zhvillon sot prot.estën e saj të 8-të para Kuvendit. Në protestë përveç kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Gjermani, mungon edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili ndan edhe një reagim në Facebook.
Ish kryeminstri kujton sot me nostalgji Samitin e Bukureshtit të Aleancës Atlantike të Veriut, ku vendi ynë mori ftesën për të qenë anëtare e plotë e NATO-s.