SHKOI PËR PROVA NË STUDIO, VAJZAT 10-VJEÇARE I BËJNË AURELA GAÇES SURPRIZËN QË S’E PRISTE

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Aurela Gaçe është shumë aktive në rrjetet sociale ku ndan me ndjekësit momente nga jeta e saj personale dhe profesionale.

Së fundmi Aurela ka treguar se 2 vajza i kishin organizuar një surprizë kur ajo ishte në studio.

“Dy vajza diku tek 10 vjeç, më kanë parë duke u futur në studio me Stinen dhe kanë pritur në derë derisa doli Stine. ‘Jepja këtë Aurelës’ i kanë thënë. Zemrat e vogla, ma zbukuruan ditën. Lulet shoqëroheshin me letra ku shprehnin dashurinë’, ka shkruar këngëtarja.

Në kartolina vogëlushet shkruanin se Aurela ishte këngëtarja e tyre e preferuar dhe kishin vizatuar zemra.

“Kaq mjafton për t’u ndjerë e lumtur”, ka shkruar në një foto tjetër këngëtarja.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...