Pas 50 vitesh martesë burri i rrëfeu gruas së tij se e kishte gënjyer gjithë jetën, por edhe ajo…

Një çift jetonte vetëm në banesën e tyre në një fshat amerikan. Ata ishin dashuruar që të rinj dhe pavarësisht të gjithë sfidave kishin ruajtur dashurinë e tyre për mbi 50 vjet martesë.

Çifti jetonte në varfëri, por gjithsesi ishin mirënjohës që kishin njëri-tjetrin. Një herë në javë, burri dhe gruaja uleshin në parkun pranë shtëpisë dhe hanin kekun me qershi. Ishte ëmbëlsira e tyre e preferuar dhe luksi i vetëm që ata mund të përballonin.

Në ato ditë kaluan shumë momente të bukura. Por kishte një gjë shumë të çuditshme: burri hante vetëm koret e kekut, ndërsa gruaja e tij, nga ana tjetër preferonte mbushjen.

Gjatë dimrit burri i saj u sëmur dhe kishte sëmundjen e rëndë që nuk i shpëtonte dot, ishte një moment i vështirë për të dy.

Papritmas i moshuari vendosi t’i thoshte diçka shumë të rëndësishme gruas së tij:

Gjithçka që dëshiroja të bëja me jetën time ishte të të bëja të lumtur. Shpresoj se ja kam arritur. Dhe, e dashur, mos u zemëro me mua, por unë kam gënjyer gjithë këto kohë.”

Gruaja ishte e befasuar, nuk e kuptoi pse. Por plaku vazhdoi: “Unë … thjesht, nuk i kam pëlqyer kurrë koret e ëmbëlsirave”.

Ata panë njëri-tjetrin dhe buzëqeshën.

Pastaj gruaja tha: gjithë këto vite jam përpjekur të të bëja ty të lumtur duke thënë se dua mbushjen sepse mendoja që t’i i ke qejf koret…kur unë në fakt preferoja vetëm koret.”

Kjo është ajo që quhet dashuri pa kushte!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...