Një grua 61-vjeçare ka ndihmuar djalin e saj homos.eksual që ai të kishte një fëmijë të tijin biologjik.

Cecile Eledge u vetë-ofrua që të ishte nëna zëvendësuese (surrogate) dhe të mbante në mitër mbesën e saj.

Gjyshja e solli në jetë mbesën javën e shkuar. Vajza e lindur nga Cecile peshonte 2.7 kg dhe prindërit e saj e quajtën Uma Louise Dougherty-Eledge.

Lindja u bë në Qendrën Mjekësore Nebraska Medical Center në Omaha të hënën e kaluar.

Djali i 61-vjeçares, Matthew Eledge dhe bashkëshorti i tij, Elliot Dougherty vendosën që të zgjeronin familjen dhe për ta realizuar dëshirën e tyre u erdhi në ndihmë nëna dhe motra.

Motra e Matthew ofroi vezët ndërsa nëna ofroi që ta rriste embrionin në mitrën e saj.

Duke folur për eksperiencën gjyshja u shpreh:

Nuk hezitova për asnjë sekondë. Isha shumë e lumtur që munda të isha pjesë e kësaj aventure bashkë me ta.”