Gjërat që ua dëmtojnë lidhjen më shumë se tradhtia

Gënjeshtrat

Fshehja e gjërave ose gënjeshtrat ndaj dikujt me të cilin jeni lidhur mund të kthehen në një problem të madh. Kjo do të shkaktojë humbje të besimit dhe për pasojë edhe shkatërrimin e një lidhjeje. Duhet të jeni në gjendje t’i tregoni partnerit/es tuaj gjithçka.

Kufizimi i dashurisë

Ju duhet të jeni në gjendje të tregoni çfarë të dëshironi dhe të mos kini frikë se do t’ju merret për dobësi apo do të përdoret kundër jush. Nëse kufizoheni, mund të jetë pikërisht mungesa e shprehjes së ndjenjave ajo që mund të shkaktojë dyshime në lidhjen tuaj dhe ta bëjë atë të pariparueshme.

Mosshprehja e pakënaqësisë

Në këtë aspekt, mos e mbani përbrenda pakënaqësinë tuaj, por shpreheni atë dhe përpiquni të gjeni të mesmen e artë që do t’ju ndihmojë shumë të arrini aty ku doni. Në shumë raste, do t’ju lindë pendesa për faktin se përse nuk ndërmorët një veprim atëherë kur duhej.

Mungesa e komunikimit

Nuk do të ishte e shëndetshme për lidhjen tuaj nëse nuk bisedoni dhe nuk shprehni ato që janë shumë të rëndësishme për ju. Gjërat mund të akumulohen ngadalë dhe me kalimin e kohës të kthehen në të pamenaxhueshme.

Kokëfortësia

Refuzimi për të rënë në kompromis në një lidhje është po aq i dëmshëm sa tradhtia. Përse? Sepse nëse ju mbeteni kokëfortë, kjo tregon se nuk e vlerësoni personin tjetër aq shumë sa të dëshironi qoftë edhe pa të drejtë t’i bëni qejfin.

Pretendimet e shumta

Sigurisht që diskutimi i çastit se kush do t’i hedhë plehrat nuk është ndonjë gjë e rëndësishme, por kjo mund të kthehet në një problem kur përsëritet vazhdimisht. Nëse personi tjetër fillon të refuzojë përfshirjen në punë të ndryshme të shtëpisë apo të ketë pretendime në jetën e përditshme, lidhja mund të marrë fund.

Indinjimi

Në rast të një mosmarrëveshjeje, ajo që duhet të bëni është të diskutoni, pa nxjerrë fajtorë për gjërat që dëshironi t’i ndryshoni në lidhjen tuaj. Por nëse zgjidhni në vend të kësaj të indinjoheni apo të kërkoni të fitoni pushtet mbi tjetrin, atëherë lidhja juaj nuk është e shëndetshme, nuk do të zgjasë dhe ka më pak gjasa t’i mbijetojë kësaj sesa tradhtisë.

Qëndrimi në lidhje për hir të diçkaje

Gjërat do të fillojnë të përkeqësohen nëse qëndroni me dikë vetëm për hir të diçkaje, kur ju mungon dëshira. Me kalimin e kohës do ta humbni durimin dhe do të humbni shansin për të qëndruar miq.

Manipulimi

Shpeshherë njerëzit nuk e kuptojnë kur po manipulohen nga partneri derisa të jetë shumë vonë. Qëndroni syçelët dhe mos iu dorëzoni shumë shpejt parandjenjave tuaja.

Xhelozia

Edhe pa praninë e një tradhtie, xhelozia mund t’i japë shumë lehtë fund marrëdhënies suaj vetëm me presionin që krijohet prej saj. Marrja e frymës ndaj personit të zemrës, përtej dashurisë, është një veprim egoist që mund ta kufizoni dhe të gjeni mënyra të tjera për ta shprehur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...