E keitikuan për fustanet shumë të shkurtër, reagimi i Arbana Osmanit nuk pritej/ Foto

Dy javë më parë ndjekësit e kritikuan Arbana Osmanin për paraqitjen e saj në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”.
Moderatorja kishte zgjedhur një fustan ngjyrë rozë pastel, që për ndjekësit e saj në Instagram ishte shumë i shkurtër.

“Arbana je më e mira në Shqipëri, por kaq të shkurtër fustanet nuk të shkojnë, jo sepse nuk je e bukur, por për emisionin që bën duhet më serioze veshja, mendoj unë!”,

ishte një prej komentuesve të ndjekësve në foton e publikuar prej saj në Instagram.

Të shtunën e kaluar ajo vendosi të ndryshonte stil veshje dhe u shfaq me fund poshtë gjurit dhe një këmishë. Në këtë mënyrë tregoi se kishte pranuar që të merrte për bazë këshillat e ndjekësve të saj.

Por sot Arbana përmes disa postimeve në Insta Story reagoi duke sjell në vëmendje disa nga paraqitjet me këpucë të çuditshme dhe fustanet s*ksi.

Në fotot e publikuara ajo shfaqet me fustane super të shkurtër, ato tyli dhe me detajin e të çarës deri në pjesën e kofshës.

Ndoshta me këtë moderatorja tregon se do të vazhdojë të veshë fustanet që i pëlqejnë, pavarësisht komenteve.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...