Një klient u largua nga një restorant me ushqime deti i zemëruar, pasi tha se ‘ia futën’ me menynë.

Klienti kinez kishte porositur një pjatë me karkaleca deti, pasi në meny thuhej se kushton 6 dollarë.

Por më vonë i thanë se çmimi është 6 dollarë për çdo karkalec. Për pjatën, i duhej të paguante 240 dollarë.

Në total fatura e tij shkonte në 2700 juan kinezë.

Ai u përplas me pronarin e lokalit, i cili nxori edhe një shkop.

Pas ndërhyrjes së policisë, kinezi pagoi 2000 juan.

Çështja përfundoi në rrjetet sociale dhe shumë njerëz u zemëruan me këtë veprim të restorantit.

Ata thanë se pronari i restorantit është i babëzitur.