Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka prezantuar prefektin e ri të Shkodrës Valdrin Pjetri ku ka folur dhe për situatën e sigurisë. Lleshaj tha se Shkodra ka marrë goditje të forta nga ngjarjet.

“Qyteti i Shkodrës është sfiduar disa herë nga ngjarjet e renda . Siguria dhe rendi kanë marrë goditje të forta nga ngjarjet në Shkodër. Ne jemi këtu me angazhimin më të madh për të dhënë sigurinë maksimale qytetarëve”, deklaroi Lleshaj.

Ministri i Brendshëm iu bëri thirrje qytetarëve për të bashkëpunuar me forcat e rendit. “Ftoj qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë” tha Lleshaj.