Drejtuar ty që nuk deshe të ishe babai im…

Të bërit prind është një përvojë e mrekullueshme që një person e përjeton në jetë, por për disa, ajo gjithashtu mund të bëhet një sfidë e papërballueshme.

Nuk është e pazakontë, për shembull, që një grua të jetojë e vetme me fëmijën sepse burri i saj është larguar, i frikësuar nga ideja e marrjes së përgjegjësisë, duke e detyruar fëmijën të jetojë një boshllëk, pa e kuptuar pse babai i tij nuk e donte.

Mos e humbisni letrën e këtij djali drejtuar burrit që nuk deshi të ishte babai i tij:

Ty që me ke ndihmuar të vij në këtë botë, të falënderoj!
Faleminderit sepse pa ty nuk do ta kisha njohur kurrë gruan e mrekullueshme që më rriti dhe sepse pa ty nuk do ta kishte zbuluar se sa e fortë dhe trime ajo ishte.

Nuk më intereson pse u largove, ke patur arsyet e tua dhe nëse nuk munde të kontribuoje në asnjë lloj mënyre në jetën time, mendoj se ishte fati që donte që ti të zhdukeshe dhe të mos bëheshe pjesë e jetës time.

Herë pas here ndoshta mendon për mua, pyet veten se si jam, ndoshta më “sheh” ndërkohë që del nga shtëpia. E bëj edhe unë këtë gjë, rri e mendoj sesi do të ishte jeta ime nëse nuk do të ishe larguar.

E vërteta, megjithatë, është se në thelb jeta ime nuk isha kaq e keqe, gruaja që braktise, ishte në gjendje ta mbushte boshllëkun që le.

Unë të fal, sepse ndoshta nuk ke patur asgjë për të më dhënë, edhe pse se në fillim ishte e vështirë t’ia pranoje vetes se nuk ke një baba.

Unë ia dola përkundër vështirësive, mësova të jem i pavarur dhe se dashuria që në të vërtetë ka rëndësi është ajo e njerëzve që duan të jenë afër meje.

Unë kurrë nuk kam dëgjuar asgjë të keqe për ty, pasi nuk ka shumë për të thënë për dikë që nuk ka qenë kurrë prezent. Por unë e di se nuk e dua një njeri si ti në jetën time, e lëre më në atë të fëmijëve të mi.

Mungesa jote më ndihmoi t’ia dija vlerën vetes, mësova t’i zgjedh njerëzit që dua. Betejat e mia, sukseset e mia nuk kanë fare lidhje me ty.

Nëse kam trashëguar diçka nga ti, nuk e kam idenë se çfarë mund të jetë, sepse ajo që më shndërroi në personin që jam sot është dashuria e gruas që ti e le vetëm.

Unë nuk të urrej sepse të kam falur tashmë. E kam arritur lumturinë time pa ndihmën tënde. Nëse jam këtu sot, të falënderoj edhe ty, personin që u largua sepse nuk donte të më shihte tek rritesha.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...