U bë shtetas italian, por nuk e harroi gomonen. Pse e krijoi shqiptari app-in ‘Çaj Mali’

‘Çaj mali’ quhet aplikacioni (app) që ka krijuar një emigrant shqiptar, tashmë me pasaportë italiane, për t’u ardhur në ndihmë emigrantëve në Itali.

“Doja të krijoja një mjet të thjeshtë për t’u përdorur dhe i përballueshëm nga të gjithë ata që dun të integrohen dhe u duhet të përballen me një burokraci të ngadaltë dhe të rëndë”,

i tha ai gazetës ‘Il sole 24 ore’ sipas një raportimi të Politiko.al.

Ermir Lushnjari është 35 vjeçar dhe ka 20 vjet në Itali, ku ka ardhur me skaf. Në vitin 2011 ai mori nënshtetësinë italiane. Ai punon si avokat në Verbania.

Aplikacioni i tij ‘çaj mali’, frymëzuar nga një çaj shumë i pëlqyer në vendin e tij, një vit pas publikimit ka 6 mijë përdorues nga 70 vende të botës.

Ka qenë përvoja e tij me burokracinë italiane që e shtyu te ideja e aplikacionit, në mënyrë që të ndihmonte të tjerët që, si ai do të përballeshin me të ‘njëjtën makineri’.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...