Makina e Bashës shkel rregullat e qarkullimit

Kreu i PD-së Lulzim Basha dje rrugës për në Durrës tentoi të bëjë një video live, taktikë kjo shumë e përdorur nga Rama. Basha u shfaq si amator në këtë vidoe, por ajo që ka shumë rëndësi është se makina e kreut të PD-së shkeli rregullat e qarkullimit rrugor.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim basha, nuk ka shkëlqyer në tentativën e parë për të përdorur rrjetet sociale si kundërshtari i tij Edi Rama. Pak nën presionin e vazhdueshëm të Ramës dhe pak nga entuziazmi për pritjen me një varg të gjatë makinash me flamuj, ndërsa hynte në Durrës, vendosi të nxjerrë telefonin për të bërë një Facebook Live.

Nuk do të ishte e nevojshme të ishe në makinë, për të kuptuar se dora i tundej, apo që xhirimi i videove nuk është pika më e fortë e shefit të opozitës. Videoja linte shumë për të dëshiruar, por edhe në një moment kur figura u stabilizua, aty nga sekonda e 38 e videos e në vazhdim, u duk se si makina e Bashës, parakaloi në krahun e djathtë, duke shkelur rregullat e qarkullimit.

Ajo që u parakalua, vërtet ishte makinë shoqëruese, por rregullorja nuk e parashikon këtë situatë, kështu që shkelja mbetet.

Neni 146 pika 3 thote që ” Drejtuesi i mjetit duhet, duke përdorur sinjalizimin përkatës të vendosur në mjet, të zhvendoset në të majtë të mjetit që do të parakalohet”. Kështu me videon e tij, kryetari i PD-së, rrezikon të marrë një gjobë të majme.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...