E gjeti duke mbledhur kanoçe, Elvis Naçi i merr Luisit thesin nga dora: Nuk do ta bësh më

Mbrëmjen e sotme emisioni “Shqiptarët për shqiptarët” dhe Elvis Naçi bënë me shtëpi familjen Çuko nga fshati Fermë-Çlirim i Fierit.

Gjithashtu atyre iu akordua për 2 vite një pension 300 mijë lekë në muaj nga një grua, ndërsa të dy prindërve iu sigurua edhe një punë.

Në momentin që Elvis Naçi shkon për t’i treguar shtëpinë e re, Luisi djali i vogël nuk ndodhej aty.

Ai po mblidhte bidona dhe kanoçe për t’i shitur për të siguruar bukën e gojës.

Elvisi i tha Luisit se nuk do ta bënte më atë punë, ndërsa i mori edhe thesin me kanaçe nga dora.

Naçi i tha Luisit se tashmë edhe ai do të jetonte si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Biseda

Elvisi: Ne shkuam tek shtëpia po nuk të gjetëm, ke ardhur të mbledhësh kanaçe. Luis gjithmonë vjen këtu? Ke kohë të mësosh? Mërzitesh ti që shokët ikin tek shtëpia dhe ti vjen këtu?

Luisi: Ndihmoj familjen time, nuk mërzitem.

Elvisi: Luis, disa mendojnë se shqiptarët janë njerëz të këqinj, unë njoh shumë shqiptarët në shpirt bamirës, të cilët janë optimist se Shqipëria do të bëhet.

Luis, kjo është hera e fundit që ti vjen këtu, që sot e tutje ti do jetosh si gjithë bashkëmoshatarët ti do jetosh si gjithë shokët i lumtur dhe i qetë, me gjithë shqiptarët ne nuk do të lemë më këtu. Ule këtë thesin se nuk do kesh më nevojë ta bësh. Ti do jetosh si gjithë fëmijët e tjerë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...