Po bëhen tashmë dy ditë që nga premiera e filmit ‘2 gisht mjaltë’ dhe mesa duket të gjitha kinematë në Shqipëri janë të mbushura plot e për plot.

Këngëtarja Elvana Gjata dhe aktori Ermal Mamaqi gjatë premierës së komedisë parakaluan tapetin e kuq bashkë me shumë aktorë të tjerë të njohur. Ata u mirëpritën nga shumë fansa, të cilët nuk nguruan as t’i fotografonin.

Ajo çfarë u vu re është prezenca e shumë personazheve publikë nga të gjithë fushat si kryebashkiaku Erion Veliaj, kryeministri Rama apo moderatorë të ndryshëm si Alketa Vejsiu.

Mirëpo, gjatë ditës së sotme ka qenë Ermali ai që ka publikuar fotot në ‘Instagram’. Mes shumë komenteve, Mamaqi i kthen përgjigje këngëtares Xhensila Myrtezaj.

Por komenti që dallohet më së shumti është i njëri prej ndjekësve, i cili shkruan: ‘Po Mumajesin pse nuk e ftove?’.

Kujtojme që Elvana Gjata ka qenë prej më shumë se një dekade në menxhimin e Flori Mumajesit dhe që prej shkëputjes së tyre, fansat vazhdojnë t’i dëshirojnë bashkë në skenë.

Ndërkohë Ermali është zëvendësuesi i tij që nga koha e grupit ‘The dreams’.