‘’Ky brez i ri qesh me këtë’’, burri 101 vjeç nga Dukati që punon ende në stan jep leksionin e madh për të rinjtë

Mete Lako nga Dukati dhe është plot 101 vjeç. Edhe pse është në këtë moshë, ai vazhdon ende të punojë si blegtor.

Prej 80 vitesh ai merret me rritjen e bagëtive. Çdo ditë Metja shkon në stanin e tij në malin e Dukatit për të ushqyer bagëtinë.

Edhe pse stani i tij ndodhet në një terren të vështirë, ai e bën çdo ditë në këmbë rrugën dhe shkopi që mban në duar pothuajse nuk e ndihmon fare sepse ai ndihet fizikisht i fuqishëm.

Në një intervistë ai ka thënë:

Me bagëti jam marrë, ato kam shkollë, ato më ushqejnë. Mirëpo ky brez i ri qesh me këtë.
Në stanin që Metja ka bashkë me djalin e vogël ka mbi 500 kokë dhi. I moshuari ka pesë fëmijë, por jeton me djalin e vogël.

Ai tregon se jetëgjatësia e tij është e lidhur me ajrin e pastër si dhe qumështin e dhisë që ka konsumuar për ditë. Po ashtu 101-vjeçari thotë se të gjitha malet përqark nga Karaburuni dhe deri në Llogora i ka shkelur me këmbë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...