Pas rënies së Vllaznisë së futbollit një kategori më poshtë, tashmë edhe ajo e basketbollit është vetëm një hap larg rrëzimit në Kategorinë e Parë.

Kamza Basket hedh një hap të rëndësishëm drejt qëndrimit në Superligë në basketboll për meshkuj, pas fitores 108-92 ndaj Vllaznisë, ndeshje e vlefshme për javën e 18-të, e luajtur në Kamëz.

Një sfidë që vuri përballë dy ekipet që ndodhen në fundin e renditjes dhe ku fitorja ishte objektivi i vetëm për të dyja skuadrat.

Gjithsesi, Kamza e meritoi fitoren, duke e dominuar gjatë gjithë kohës ndeshjen.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 18-të (29 mars)

Kamza Basket – Vllaznia, 108-92