Vendimi i ri/ Nga Prilli, kush bën aksidente paguan siguracionin më shtrenjtë, favorizohen të rregulltit

Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ka marrë një vendim që i hap rrugë zbatimit të sistemi “Bonus-Malus”, i aplikuar me sukses nga shumë vende europiane.

Nga 1 prilli i vitit 2019 nis regjistrimi i aksidenteva, gjë që do i detyrojë drejtuesit e mjeteve të paguaj siguracionin e makinës më shtrenjtë. E kundërta do të ndodhë për ata të cilët nuk shkaktojnë aksidente, siguracioni i tyre do të ulet deri në përgjysmim të tij.

Me këtë nismë të ndërrmarë synohet ndërgjegjësimi i shoqërisë për të parandaluar kështu dhe aksidentet. Udhëzimi i Bordit të AMF-së u miratua si një kërkesë e tregut dhe për të krijuar shumë lehtësi për qytetarët.

Është verifikuar që në vendet ku është në zbatim ky lloj sistemi ka dhënë efekte në uljen e numrit të aksidenteve, mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe garantimin e një çmimi më të drejtë për siguracionet e makinave.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...