“Na mungon profesor”, gazetarët shkodranë mblidhen sërish në katërvjetorin e ndarjes nga jeta të Ymer Striniqi

Gazetari, komentatori dhe staticieni i mirënjohur Ymer Striniqi është kujtuar nga kolegët, miqtë dhe bashkëpunëtorët e tij edhe në katër vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Në kompleksin “Fredi Juban” është zhvilluar edicioni i katërt i kupës me emrin e profesor Ymerit në të cilin kanë marrë pjesë ekipet e gazetarëve të Radio Shkodra, TV1 Channel, TV Rozafa dhe Star Plus.

Në finale, TV1 Channel ka fituar nga Radio Shkodra duke merituar kësisoj kupën e vënë nga organizatorët, madje ky ka qenë edicioni i dytë rradhazi që ky ekip shpallet fitues i kësaj kupe.

Atë ia ka dorëzuar kapitenit të këtij ekipi Medin Guri, pikërisht nipi i profesor Ymerit, Eris Fani, i cili ka qenë i pranishëm në këtë ceremoni, madje nuk ka munguar të luajë edhe në fushë duke qenë pjesë e ekipit të TV Rozafës, duke përçuar në njëfarë mënyre dëshirën e tij pse jo, që të jetë edhe ai vetë gazetar dhe të ndjekë rrugën e gjyshit të tij.

Padyshim që në raste të tilla, nuk ka shumë rëndësi se kush është fituesi. E rëndësishme është që profesor Ymer Striniqi na mblodhi sërish sëbashku, ashtu siç bënte gjithmonë duke na ndihmuar, udhëzuar dhe këshilluar me fjalët e tij.

Jo më kot edhe në banerin e këtij aktiviteti ishte shkruar: “Na mungon profesor”. Kanë marrë pjesë në aktivitet edhe kolegë të tjerë të Striniqit, komentatorë, gazetarë dhe figura të sportit.

Shoqata publicistike sportive “Anton Mazreku” falenderon Agron Kastratin, arbitrin e njohur që gjithmonë eshte i gatshem per te arbitruar ndeshje te tille e po ashtu edhe “Lufa Studio” dhe dy miqtë e gazetarëve,

Ferdinand Jaku dhe Agron Isufi që ndihmuan në organizimin e edicionit të katërt të kupës “Ymer Striniqi” dhe vjen me premtimin se edicioni i pestë do të jetë edhe më i madh dhe më i bukur, në nderim të kësaj figure të madhe të gazetarisë sportive.
© shkodrasport.com

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...