E paarritshme, një Vaçe Zela e dytë, këngëtarja Ema Qazimi

Ema Qazimi është këngëtare shqiptare nga Shqipëria. Është e bija e Pirros dhe Refijes, e lindur në Tiranë, më 18 nëntor1954. E martuar me Prof.dr. Ramazan H. Bogdani, ka një vajzë, Ershela Bogdani.

Si një personalitet i padiskutueshëm i artit skenik në fushën e interpretimit të këngës shqiptare, për afro katër dekada ajo ka qënë njëra prej ambasadoreve më të shkëlqyera të vlerave dhe traditave më të mira të Artit dhe Kulturës tone kombëtare, brenda dhe jashtë vendit.

Në vitin 1972 kryen Shkollën e Mesme Artisitke “Jordan Misja” në Tiranë, në degën Teori muzike.

Ne vitet 1973-1977 përfundon studimet e larta dhe diplomohet në degën e Aktrimit, pranë Fakultetit të Artit Skenik, në Akademinë e Arteve Tiranë (sot Universiteti i Arteve). Pas kryerjes së Akademisë, punon fillimisht redaktore në Radio Tirana dhe më pas aktore në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) në Tiranë.

Ema, pasi arrin të konsolidohet si artiste, nis karrierën e këngëtares profesioniste në Teatrin e Estradës së Tiranës, në vijm Qëndra Kulturore e Tiranës. Punon në këtë institucion deri më 18.11.2014, deri sa doli në pension, duke shënuar plot 37 vite punë si artiste profesioniste.

Në rrugëtimin e saj të gjatë artistik numërohen të realizuara mbi 100 këngë të muzikës së lehtë shqiptare. Shumica prej tyre janë kthyer në hite ndër vite e vite me radhë, duke u skalitur si njëra ndër nismëtaret e artit të kësaj gjinie në Shqipëri. Këngët e Emës dhe i ghithë repertori i saj artistik janë një pasuri e madhe e artit shqiptar muzikor dhe kjo krijimtari është e tëra e rregjistruar dhe e filmuar që sot ruhet në arkivin e Radio Televizionit Shqiptar.

Është pjesëmarrëse në rreth 4.000 shfaqje artistike, përmes Festivaleve dhe Koncerteve Recitale artistike, Dekadave të Majit, Anketave muzikore etj, duke shkelur pothujase me artin e saj të gjitha cepat e Shqipërisë.

Ema Qazimi filloi të merret me këndim në moshë shumë të re. Rreth viteve ’60 të shekullit të kaluar, në moshën 14 vjeçare Ema, filloi të këndojë edhe në skenën e madhe shqiptare. Ajo u bë pjesë e aktiviteteve të muzikës në nivel të Shqipërisë, si në Festivalin e Këngës së Lehtë në Radio, më vonë në Radiotelevizion. Ema Qazimi është pjsëmarrëse në 25 Festivale të Radio Televizionit Shqiptar, duke nisur me Festrivalin e vitit 1968, kur ajo ishte në moshë fare të re, 14 vjeç.

Ema ka bërë duet vetëm me dy këngëtarë, Liljana Kondakçiun me te cilën numëron 6 duete: “Këputa një gjethe dafine”, “Mbete këngë e brezave “, (A.Peci) “Këngë për Emin Durakun” (kënduar në Kosovë), “Ti më je si një gonxhe”, “Natë në bregdet ” (K. Kote), si dhe me Luan Zhegun ka një duet “Fejesa jonë”.

Veç Shqipërisë, Ema Qazimi është bërë shumë e dashur dhe e përzemërt në komunitetin e shqiptarëve në Kosovë, te shqiptarët e Maqedonisë dhe të Malit të Zi, te arbëreshët e Italisë dhe arvanitët e Greqisë, tek shqiptarët e Turqisë dhe të Amerikës. Ajo ka dhënë koncerte dinjitoze në disa vënde në botën e jashtme, si : Itali, Greqi, Francë, Gjermani, Zvicër, Kroaci, SHBA, etj.

Të gdhendura do të mbesin disa nga këngët e Emës, si : “Këngë për Çerçis Toppullin”, “Vite të Zjarrta”, “Këngë për Mujo Ulqinakun”, “Portret heroine”, “Baballarët”, “Trëndelinë dhe këngë”, “Rinia jeton”, “Këputa një gjethe dafine”, “Çobani”, “Marinari”, “Shqipëri o vendi im”, “Kur çelin bozhuret”, etj. Posaçërisht shquan kënga e kompozuar nga vetë Ema, me një titull kuptimplotë “Mama”, një himn i dashurisë për të gjithë ata fëmijë që u ka munguar dhe u mungon kjo figurë e dashur për çdo njeri.

Ema është vlersuar me disa çmime :

“Çmimi i madh i Deakdës së Majit” – Tiranë, 1969.
“Artiste e Merituar” – Tiranë, 1984.
Kupa e Festivalit të “Kënga Mesdhetare” – Trani, Itali, 1992.
Çmimi i madh “Mikrofoni i Artë” në Festivalin “Kosovarja këndon” – Ferizaj, Kosovë, 1999.
Mjeshtër i Madh” – Tiranë, 2010.

naishtedikur.info

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...