Kukësi habit me çmimet e biletave, “mbyll” stadiumin “Loro Boriçi”

Të premten në orën 18:00, në “Loro Boriçi” do të luhet një ndër ndeshjet më të rëndësishme të këtij kampionati. Kukesi-PartizaniKukësi dhe Partizani do të zbresin në fushën e lojës, për të vendosur në një farë mënyre titullin.

Faqja zyrtare e Kukësit në “Facebook”, ka njoftuar se biletat për këtë ndeshje do të dalin në treg të enjten. Ajo që bie në sy janë çmimet e tyre, pasi bileta më e lirë është 1000 lekë të reja.

Padyshim një shifër e lartë kjo krahasuar me çmimet e biletave në ndeshje të tjera. Ndërsa shifra më e lartë është 2000 lekë të reja në tribunat me pamje më të mirë.

Këto çmime të biletave, zakonisht i kemi parë në ndeshjet e Kombëtares.Mbetet të shohim se cila do të jetë pjesëmarrja në këtë sfidë shumë të rëndësishme për të dyja ekipet.

Me shume mundesi, stadiumi do te kete pak ose aspak tifoze dhe ky impiant sportiv do te duket si i mbyllur.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...