‘Më vjen keq për të gjitha nënat që kam trajtuar keq para se të bëhesha prind vetë’

Disa javë më parë, mora për herë të parë vajzën time 3-muajshe në një dyqan ushqimor. Ndërsa qëndroja aty midis avokadove dhe bananeve, duke u dëshiruar të kisha një krahë të tretë për të mbushur një qese me fruta,

një grua pas meje me karrocë më shtyu lehtë nga pas, sikur të më thoshte “Hap rrugën o shushkë” Shikimi i saj më goditi si rrufe dhe në sytë e saj pash veten time ! Të njëjtën gjë bëja dhe unë kur nuk isha nënë.

Karroca ime kishte zënë thuajse të gjithë korridorin e sektorit të fruta-perimeve dhe aty e përhumbur më erdhi të qaja. Jo për shkak të ftohtësisë së asaj gruaje të re, por për shkak se papritmas e kuptova sa e pasjellshme jam treguar me të gjitha nënat e reja që kam hasur në jetë (përpara se të bëhesha vet prind).

Para se të mbetesha shtatzënë, fantazoja aq shumë sa të tjerërt mund të më merrnin për një princeshë të Disney. Dukej sikur jetoja në atë flluskën e vajzave të reja që po shijonin një marrëdhënie të lumtur dhe kur shihja gra që përdornin hashtaget si #momëin dhe # supermom bezdisesha dhe gati komentoja:

Të gjithë mund të bëjnë një fëmijë , nuk është si keni zbuluar një planet të ri apo diçka. A doni një medalje? Dhe kur një grua më zinte rrugën me karrocë në supermarket, reagimi i parë ishte shtrembërimi i fytyrës dhe fjalët që më kumbonin në kokë : Po me karrocë ç’do në supermarket ? Se lë dot 5 minuta jashtë e fëmijën ta mbash në dorë?

Përpara se të bëhesha nënë, edhe karrocat në transportin publik më bezdsisnin! Gjithnjë ndërtoja skenare se sa mundësi të tjera do të kishte ajo nënë për të lëvizur nga një skaj i qytetit në tjetrin, pa bezdisur ata pak njerëz në autobus.

Ndonëse nuk kam thënë asnjë fjalë, e di se rrotullimi i syve të mi ka prekur sa e sa nëna të reja. Por tani që jam vetë “ajo gruaja më karrocë” kur supozohet ta çojë fëmijën në çerdhe, që pa gdhirë apo një orë më vonë? Po pazarin, kur duhet ta bëjë. 5 minuta para se të mbyllet supermarketi, për të mos bezdisur njerëzit me atë karrocën e bebit.

Duhet të kuptojmë, respektojmë dhe vlerësojmë fuqinë e grave. Ne duhet të pranojmë se mëmësia është punë dhe se ndonjëherë është sikur të zbulosh një planet të ri. Nuk e kuptoja derisa e pash këtë realitet me lentet si një prind.

Pra, më vjen keq, nëna. Më vjen keq që m’u desh t’i kuptoja sakfrificat tuaja, ndoshta pak vonë, dhe nuk mora asgjë vetë me mend.

Më vjen keq për çdo rrotullim të syve mbi karrocën tuaj, për psherëtimat e mia kur ju duhet të gërmoni në fund të çantës tuaj të pelenës për të gjetur portofolin, më vjen keq që kam bërë mimika të ndryshme kur pam parë bluzën tuaj “Super Mom, Super Hero” Jeni vërtetë të tilla, heroina!

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...