Horoskopi javor, nga 25 mars deri në 31 mars 2019

DASHI 21. mars – 20. prill
Këtë jave ambienti ne çift pritet te jete shume me i qete se me pare. Do e keni me te lehte komunikimin dhe nuk do lindin debate me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te tregohen te sinqerte me personat qe do takojnë, pasi me gënjeshtra nuk mund te

shkohet askund. Te ardhurat do përmirësohen tej mase edhe fale menaxhimit te mire qe keni bere se fundmi, por edhe për shkak te ndihmës se te afërmve. Shëndeti nuk do jete i shkëlqyer, por as problematik. Mund te keni vetëm shqetësime te vogla. Për punën do jete një jave plot shkëlqim. Do arrini gjithçka qe keni programuar. Familjes duhet t’i përkushtoheni pak me tepër sepse do ketë vërtet nevoje.

DEMI 21. prill – 21. maj
Jave e ngrohte do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do i kaloni te gjitha pengesat dhe madje do kërkoni edhe falje për gabimet e bëra. Beqaret do i kenë idetë shume te qarta dhe do dini si dhe ke te joshin. Dita me më fat do jete e mërkura. Financat do përmirësohen tej mase jo vetëm nga ndihma e te afërmve, por edhe nga strategjia qe keni ndjekur ju kohet e fundit. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Do keni probleme me gjumin dhe shpesh do ndiheni pa fuqi.

Mos lini pa konsumuar frutat dhe perimet e stinës. Ne pune mos merrni vendime te nxituara sepse do pendoheni. Kërkoni ndihmën e miqve nëse nuk jeni shume te qarte. Jeta familjare do jete e kënaqshme.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor
Këtë jave do bëni te pamundur qe ta largoni rutinën nga jeta juaj ne çift dhe do mendoni vetëm si ta bëni te ardhmen sa me te bukur. Do bashkëpunoni fort me partnerin dhe nuk do i dilni kundër njeri-tjetrit për asgjë. Beqaret nuk duhet te bëjnë gabim te hidhen ne krahët e te parit qe do i joshe sepse do lëndohen tej mase. Ne planin financiar mund te bëni gabime te njëpasnjëshme

dhe situata nuk do jete e qëndrueshme. Shëndeti do jete delikat ditët e para, por do përmirësohet pas te enjtes. Mos e neglizhoni ushqimin dhe gjumin. Ne pune do i keni shume te qarta hapat qe duhet te hidhni dhe nuk do nxitoheni për asgjë. Jeta familjare nuk do jete ne gjendjen me te mire.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik
Jave e mbushur me peripeci do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Ata qe kane pasur prej kohesh probleme edhe mund te ndahen përfundimisht. Te tjeret duhet te luftojnë fort qe ta mbajnë gjendjen te qëndrueshme. Beqaret nuk duhet te krijojnë shume iluzione sepse realiteti do ju duket i trishte.

Financat do jene mjaft te kënaqshme. Po vazhduat t’i menaxhoni ne këtë mënyrë ato gjendja do përmirësohet shume shpejt. Për shëndetin përkujdesuni me tepër. Kujdes nga ndryshimet e temperaturave dhe nga virozat qe qarkullojnë. Ne pune do ja dilni mbanë me sukses dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar. Mund te merrni edhe shpërblime. Jeta familjare do jete e qete.

LUANI 23. korrik – 22. gusht
Jeta juaj ne çift do jete shume e qete gjate kësaj jave. Do merreni vesh me mirëkuptim me partnerin dhe nuk do ju dalin aspak telashe. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare atëherë kur nuk e presin dhe jeta do ju marre tjetër drejtim.

Përfitoni nga mundësitë qe do iu jepen pa u menduar gjate. Ne planin financiar duhet te shmangni investimet e ekzagjeruara sepse situata do ju dale jashtë kontrollit atëherë kur te mos e prisni. Shëndeti do lere për te dëshiruar. Lodhja

dhe temperaturat do bëjnë punën e vet. Shpesh do ndiheni pa fuqi. Ne pune do jeni te logjikshëm dhe shume te matur, prandaj gjithçka do ju ece ashtu si e kishit parashikuar. Jeta familjare do ketë përmirësime te mëdha.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator
Jave e mbushur me dialog do jete kjo për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do i ndryshojnë për mire ne jetën tuaj dhe emocionet do shtohen dite pas dite. Beqaret do kenë vetëm dashuriçka kalimtare he pa asnjë te ardhmen. Do ju duhet presin akoma me gjate për ndryshime.

Financat do i keni nen kontroll gjithë kohës kështu qe gjendja do jete e kënaqshme ne çdo moment. Mund te bëni edhe disa investime afatgjata. Shëndeti mund te ketë disa shqetësime te vogla, por qe me pak përkujdes nga ana juaj mund te zgjidhen. Ne pune do jeni ambicioze dhe nuk do kënaqeni me aq sa do arrini. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet e mire dhe bashkëpunimi do forcohet.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor
Këtë jave do i rregulloni problemet qe keni pasur me partnerin tuaj dhe pas te mërkurës do jeni me te qete.

Do i shihni gjerat me një sy tjetër tashme. Beqaret do jene me fat ne dashuri dhe pa u lodhur aspak do e gjejnë princin e tyre te kaltër. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire. Do shpenzoni pa ju dridhur dora dhe ky do jete një gabim i madh me shume pasoja.

Me shëndetin duhet te jeni me te kujdesshëm. Nëse ju del ndonjë shqetësim duhet patjetër te merrni masa pa u përkeqësuar situata. Ne pune do keni shume vështirësi, por serish nuk do e humbni optimizmin. Te gjithë do ju kenë zili për këmbënguljen dhe durimin. Jeta familjare do mbetet ashtu si ka qene.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor
Kjo jave do jete me e qete për te dashuruarit. Do ndiheni me te sigurte për ndjenjat e partnerit tuaj dhe nuk do kërkoni nga ai gjera ekstravagante. Beqaret duhet te bëjnë durim sepse vetëm ne fundjave do mund te gjejnë personin e duhur. Po u nxituan mund te bëjnë gabime.

Ne planin financiar mund te ndërmerrni edhe disa rreziqe vetëm qe ta përmirësoni gjendjen. Do ja dilni mbanë. Shëndeti nuk do jete aspak i keq, përkundrazi mund te ndiheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jeni profesioniste dhe keni për te arritur atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Mund te merrni lavdërime, shpërblime, por edhe rritje ne detyre. Jeta familjare do vazhdoje te mbetet si ka qene.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor
Klima yjore do jete shume e ngrohte këtë jave për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni plot çaste te lumtura me partnerin dhe me ne fund do ndiheni te plotësuar. Beqaret qe kane kaq kohe qe po kërkojnë dashurinë me ne fund do kenë njohje interesante me persona qe do ja vleje te fillohet lidhje. Ne planin financiar mos bëni gabime sepse po

filluan problemet nuk do arrini dot ta stabilizoni situatën për shume kohe. Ne përgjithësi shëndeti nuk do jete i keq, vetëm se duhet te bëni sa me pare një vizite tek dentisti. Ne pune koleget do jene gati te bashkëpunojnë me ju për t’i përmbushur sa me pare objektivat. Do keni me tepër arritje nga sa mendonit. Ne familja mund te ketë disa debate te vogla.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar
Mos u mbyllni ne vetvete gjate kësaj jave, por shprehjani partnerit çdo gjë qe do ndieni. Vetëm ne këtë mënyrë do afroheni me tepër me te. Harrojeni te shkuarën e hidhur dhe mendoni vetëm për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime fantastike te cilat mund t’ua ndryshojnë jetën njëherë e përgjithmonë. Financat do

përmirësohen aq shume ne mënyrë te papritur saqë do ju duhet sikur jeni neper ëndrra. Gjendja fizike dhe ajo morale nuk ka qene asnjëherë me pare kaq e mire sa do jete këtë jave. Ne pune do keni goxha ngarkese, por do jeni këmbëngulës dhe te vendosur për t’ia dale mbanë. Asgjë nuk do ua ndale dot vrullin. Jeta familjare do jete e qete dhe pa probleme.

UJORI 21. janar – 19. shkurt
Do keni nevoje për me shume intensitet ne lidhjet tuaj ju te dashuruarit dhe për këtë duhet te flisni me partnerin.

Ai është i vetmi qe mund t’iu ndihmoje. Pas te martës gjerat do vijnë duke u përmirësuar. Beqaret do realizojnë takime te bukura ne vende qe nuk ua kishte marre ndonjëherë mendja.

Financat nuk do jene te këqija, por nuk duhet kurrsesi te kryeni shpenzime te pamenduara te cilat mund t’iu rrënojnë. Për pjesën me te madhe shëndeti do jete i shkëlqyer. Vetëm disa mund te ketë probleme me frymëmarrjen për shkak te ndryshimit të klimës. Ne pune do jeni mjaft dinamike dhe te vendosur. Do i përmbushni te gjitha synimet. Ne familje duhet te jeni me te përgjegjshëm.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars
Do keni një marrëdhënie te shkëlqyer me partnerin tuaj sot dhe nuk do qaheni për asgjë. Ai mund t’iu përgatisë edhe disa surpriza për te cilat nuk ju ka shkuar ndonjëherë ne mendje. Beqaret duhet te tregohen

te arsyeshëm dhe nuk duhet te nxitohen për asgjë sepse nga veprimet e tyre do varet e ardhmja. Financat për fat te mire nuk do jene te këqija, kështu qe mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim me shume.

Shëndeti nuk duhet neglizhuar për asnjë moment sepse pasojat do jene te renda. Ne pune do jeni kreative dhe te gatshëm për te bere edhe sakrifica vetëm për te arritur atje ku doni. Disa kolege do ju ndihmojnë. Ne familje duhet te toleroni me tepër qe t’ia kaloni mire.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...