Historia e trishtë e Sidorelës: Nëna e 22-vjeçares hiqet si e sëmurë që të nxjerrë vajzën nga shtëpia!

Shyhretja, nëna e një vajze të quajtur Sidorela, ka prekur mbarë opinion publik me deklaratën e saj në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”.

Sidorela, kohë më parë prezantonte evente, bënte një jetë si gjitha bashkëmoshataret e saj, ishte valltare dhe kishte një jetë tepër aktive, mirëpo pasi u martua, u detyrua të hiqte dorë nga të gjitha ëndrrat, duke i lënë ato përgjysmë.

Jeta i ndryshoi akoma edhe më shumë kur në shtëpinë e bashkëshortit të saj kishte pasur shpërthim tritoli dhe të shtëna armësh. Pas kësaj, Sidorela i dha fund martesës dhe prej asaj kohe ajo është mbyllur në vetvete, nuk ushqehet dhe nuk bën jetën e mëparshme.

Nëna e Sidorelës rrëfeu se në mënyrë që të nxjerrë 22-vjeçaren nga shtëpia, hiqet si e sëmurë: “U them infermiereve: Ju lutem, mos më bëni gjilpërë se kam ardhur vetëm për të nxjerrë vajzën nga shtëpia, nuk kam asgjë!”

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...