Rozana Radi është një ndër personazhet më të njohur të ekranit shqiptar.

Ajo njihet në disa fusha si kmuzikë, aktrim, biznes dhe televizion. Mbrëmë Rozi ishte e ftuar në “Mos i fol shoferit” në RTV Ora ndërsa ka treguar të pathëna [ër jetën e saj. Mes të tjerash ajo rrëfeu edhe rastin kur theu dhëmbët e babait me 50 lekë.

“Kam qenë fëmijë i ndyrë. Mbaj mend që një herë i thyeva dhëmbët babit. Mami fuste gjithmonë një 50 lekësh në byrek dhe ngaqë doja të më binte mua, e merrja e fusja vetë dhe thoja më ra, më ra.

Babi i shkreti hante qetësisht. Po hante i qetë dhe i ikën dhëmbët, këto dy të parët.Mbaj mend që kur më merrnin me vete kudo që shkonin, thonin bo e ke marrë me vete këtë.

E kam si traum. Më kujtohet si sot e kësaj dite dhe mami më thoshte, Rozi hajde se nuk të bëj gjë.

Sa herë thoshte kështu, do më rrihte. Kur u rrita, i thoja ik më lë rehat se sa jam rrahur unë, se besoj të jenë rrahur gjithë fëmijët e Tiranës”, tregoi ajo.