GJENDET NJË KUFOMË E DEKOMPOZUAR NË PUKË

Një trup i dekompozuar është gjetur në Pukë në vendin e quajtur Përroi i Mollave në njësinë administrative të Qelëzës.

Dyshohet se trupi i përket shtetasit Zef Nikollë Prenga, i moshës 45-vjeç i cili ishte larguar nga banesa në dhjetor të vitit 2018.

Policia kishte denoncuar zhdukjen e tij që në muajin dhjetor. Nuk dihen ende shkaqet që kanë sjellë vdekjen e tij.

Policia ka shkuar në vendngjarje ndërkohë që trupi i 45-vjeçarit është dërguar në morgun e spitalit të Pukës.

Shkodër/ Informacion Paraprak

Më datë 24.03.2019, sipër Staneve të fshatit Marrnaq, Njësia Administrative Qelëz, Pukë, është konstatuar kufoma e një personi.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku është konstatuar një kufomë e dekompozuar, e seksit mashkull, rreth 170 cm i gjatë, dhe dyshohet se i përket shtetasit

Z. P. vjeç 45, lindur në Gojan i Madh, Pukë dhe banues në Krujë (shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Pukë për largim nga banesa më datë 08.12.2018).

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune apo të shkatuara nga ndonjë faktor tjetër

Veprimet do kryhen në Morgun e Spitalit Pukë, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...