Sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu u komentua së tepërmi pak kohë më parë gjatë vizitës së delegacionit të BE në Shqipëri.

Në rrjet u përhap me shpejtësi të madhe një video, ku shihej sesi iu ngjit raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein.

Në pamje dukej Fleckenstein duke përqafuar e prekur Bregun, si dhe i fliste në vesh.

Ish-ministrja ka reaguar për herë të parë pas komenteve mbi videon.

Ajo është shprehur nga studio e “Përballë”, se video është postuar në 2015-ën.

Më tej Bregu ka shtuar se është mësuar me thashethemin, ndërsa nuk mban mend kur është sulmuar kaq shumë një grua.

Është një video që e kam postuar para disa kohësh, në 2015, me prapaskenat e takimit. Jam mësuar edhe me thashethemin,

edhe më akuzat më të dobëta dhe të shëmtuara. Nuk mbaj mend që të jetë sulmuar kaq shumë një grua, me deklarata që i bëjnë pis ata që i ndërtojnë.