Dita e Berishës! (VIDEO)

Në të gjitha pro.testat kundër qeverisë, lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka qenë i heshtur. Nuk ka mbajtur fjalime politike, rrallë ka dhënë prononcime për gazetarët e interesuar, ndërsa gjithmonë nuk ka qenë në ballë të pro.testës. Ka zgjedhur të rri i mënjanuar, e madje siç rrallë ndodhte, kur ai vinte në pro.testë, turma e simpatizantëve as nuk e vinte re. Por këtë të enjte, ish-kryeministri Sali Berisha, është pritur me ovacione të mëdha mes tur.mës së pro.testuesve mbledhur para Kuvendit të Shqipërisë.

Mbështetës që e takonin dhe puthnin, të tjerë nuk humbisnin rastin për të bërë “selfie”. U pa i qeshur dhe entuziastë teksa takonte simpatizantët e opozitës.

E shkak për këtë duket se është bërë mungesa e kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili për herë të parë, nuk ishte në ballë të protestës, që duhet theksuar se është e gjashta në numër kundër qeverisë. Edhe për ish-kryeministrin Berisha dukej se ishte një atmosferë ‘pritëse’ mes mbështetësve, që i kishte munguar.

Kjo pasi Berisha është munduar të tregohet i tërhequr nga drejtimi i Partisë Demokratike, dhe kryesimin e protestave t’ja lë Lulzim Bashës. Por edhe në protesta të tjera, veçanërisht në tubimin e fundit të 16 marsit që shpërtheu në dhunë tek Parlamenti, kryeopozitari Basha u pa teksa komunikonte në telefon gjatë gjithë kohës. Nuk dihet se me kë bisedonte lideri demokrat, por ajo që lihet të kuptohet është se direktivat për protestën nuk kanë munguar. Në mungesë të Bashës, krah të cilit vinte gjithmonë në nisje të protestës, këtë të enjte Berisha erdhi në protestë krah ish-kryekomunarit të Lazaratit, Dasho Aliko.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...