Kompanitë agropërpunuese më të mëdha në vend kanë njoftuar se nuk do furnizojnë tregun me prodhime të frekëta bulmeti me 20 & 21 Mars !

Sipas një deklarate zyrtare të Albanian Food Industry ky bojkot do të përshkallzojnë nëse nuk gjendet një zgjidhje nga Ministrisa e Financave dhe Ekonomisë, lidhur me taksën e rimbursimit që nga 1 janari u ul nga 20 në 6%. Kjo masë u kundërstua fort nga agroindustria dhe duke filluar nga dita e djeshme,

që pritet të vijojë edhe sot grumbulluesit dhe agropërpunuesit e Lushnjës, Beratit, Divjakës, Kuçovës, Gjirokastrës, Shkodrës e rretheve të tjera të vendit kanë ndërprerë grumbullimin e qumështit.

Albanian Food Industry njofton se gjatë ditës së sotme (20 Mars 2019), të gjitha hallkat e zinxhirit të prodhimit të produkteve bujqësore vendase, fermerë, grumbullues dhe përpunues do të vijnë së bashku për një manifestim paqësor në Lushnjë.

“Këto akte demostruese vijnë si mbështetje e prodhuesve bujqësorë, kundër uljes së kompensimit të TVSH-së për fermerin, nga 20 – 6 përqind, pasi këto ndryshime ligjore do të shkaktojnë dëmtim të prodhimit vendas duke favorizuar importet, rritur informalitetin, si dhe cenuar sigurinë udhqimore”, thotë AFI,

duke ritheksuar se kauza e fermerevë, grumbulluesve dhe agropërunuesve është qartësisht ekonomike dhe nuk ka asnjë lidhje me politikën. Monitor