Parisi, Hong Kongu dhe Singapori janë listuar në listën qyteteve më të shtrenjta në botë. Në këtë përfundim është arritur, pas një vëzhgimi të kryer nga Roxana Slavcheva.

Më pas ajo ka përpiluar një raport, në të cilin paraqet të gjithë vëzhgimin e saj. Në vëzhgimin e saj ajo ka krahasuar se kushton buka por edhe disa shërbime të tjera.

Parisi ka qenë në listën e 10 qyteteve më të shtrenjta që në vitin 2003, autorja e raportit Roxana Slavcheva shikon ndër të tjera edhe sa kushton një prerje flokësh për gratë atje.

Ajo thotë:

Në kryeqytetin francez, prerja shkon te 119 dollarët, ndërkohë që në Zurich është gati 74 dollarë, ndërsa në Osaka të Japonisë vetëm 53.46 dollarë.

Në listën e qyteteve të shtrenjta për të jetuar renditet edhe Gjeneva, Kopenhageni, Nju Jorku e Tel Avivi. Kurse qyteti më i lirë në botë sipas Roxana Slavcheva Karakasi i Venezuelës.