Pas opozitës duket se dhe Presidenti Ilir Meta është gati të marrë një vendim ekstrem për të lënë mandatin.

Nga Pogradeci ku ishte i pranishëm në fushatën e dhurimit të gjakut, Meta teksa u pyet nga korrespodenti i Vizion Plus, Tonin Frroku, deklaroi se është gati që të lërë mandatin e Presidentit me qëllim që t’I jepet fund krizës politike në vend.

Ai tha se është gati që të sakrifikohet si presidenti kilian Salvadore Allende me qëllim që të mos lejojë instalimin e një junte ushtarake në vend.

“Unë i ftoj të gjithë të mos sakrifikojë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta.Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i gatshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional,

politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstremet. Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sakrifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.”, tha Meta.