Të gjithë jemi të prekur nga emigracioni i shqiptarëve, fenomen ky shqetësues për popullsinë e vendit.

Ndër vite, shumë persona kanë tentuar të ikin jashtë vendit, madje një pjesë e mirë e tyre kanë përdorur mënyra nga më të çuditshmet, një ndër to e bën publike dhe ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha.

Ai e trajton këtë si një skandal nga ana e Ministrisë së Arsimit e cila u jep vulën si sportistë, atyre që synojnë të mbërrijnë në Angli si emigrantë dhe më pas është shumë e lehtë për të kaluar kufirin.

Ish-kryeministri Sali Berisha, bashkë me mesazhin e një qytetari që ia kishte dërguar atij në Facebook sqaron: “Denoncohet Ministria e Arsimit për tra.fik të qenieve njerëzore kundrejt 7-11 mijë eurove në Angli! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.”

“I nderuar Doktor!

Unë që po të shkruaj këtë sms, shkruaj nga Anglia. Po tmerr dhe skandali me i madh i qeverisë dhe i Ministrisë së Arsimit se si tra.fikojnë të rinjtë shqiptarë nga mosha 18- 25 vjeç. Duke bërë fals*fikime dhe duke dërguar të rinjtë shqiptar si sportistë në Angli dhe duke u marrë nga 7 mijë – 11 mijë euro për person dhe i dërgojnë si sportistë, z. Berisha.

Veç mjafton të hapni sistemin TIMS se sa të rinj kanë ikur si sportistë e nuk janë kthyer. Kjo është ndrikulla ministre dhe tani këto gjëra po i bëjnë këta të sportit. Respekte z. Berisha!”, .”, shkruhet në postimin e Berishës në Facebook