residenti Ilir Meta ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme ku shprehet se për zgjidhjen e krizës politike është gati të lëjë mandatin.

Nga Pogradeci në kuadër të fushatës Kombëtare për dhurimin e gjakut, Meta tha se kriza në vend nuk mund të zgjidhjet me përdorimin e dhunës policore.

 

“Për krizën aktuale jam gati të dorezoj mandatin e presidentit. Sakrifica që të mos instalohet një juntë ushtarake. Kriza zgjidhet me dialog dhe përpjekje. Kriza nuk zgjidhet as me retorikë as me metoda policore. Jam gati të sakrifikoj jetën time si Salvador Allende.

 

Nuk kemi gjykatë kushtetuese, kriza është e qëllimshme, po cënohet rendi kushtetues . Veprimi i opozitës i dënueshem dhe i papranueshem. Kuvendi ka 82 deputetë të ligjshëm,

 

përfshirë edhe 3 që nuk dogjen mandatet çdo numër tjetër është i kundërshtueshëm në të gjitha planet, politik, ligjor, moral.

 

Mund të thirren 1 milionë shqiptare mbi 18 vjeç për të miratuar reformat, por kjo nuk e zgjidh krizën. Pasojat e kësaj krize mund të jenë të rënda për Shqipërinë”, ka deklaruar Meta.