Habit Meta: Gati të lë mandatin, madje dhe jetën time si Salvador Allende për zgjidhjen e krizës

Presidenti Ilir Meta foli sot nga Pogradeci lidhur me krizën politike në vend. Ai tha se është gati të lërë mandatin folur dhe të sakrifikohet si Salvador Allende për të mos lejuar instalimin në vend të një junte ushtarake.

Por kush ishte Salvador Guillermo Allende!

Salvador Allende ishte një politikan social-demokrat në Kili i cili përgjatë viteve 1970-19973 ka drejtuar vendin në postin e Presidentit. Ai ishte Marksisti i parë që u zgjodh president në një vend me demokraci liberale. Por ky president nuk pati kurrë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Teksa ende mbante postin si President, në vitin 1973, ushtria kiliane e mbështetur nga CIA (Agjencia e Inteligjencës Amerikane) organizuan një gr.usht shteti për ta larguar nga posti nga i cili ai nuk pranonte të dorëhiqej. Pasi Ushtria rrethon Pallatin Presidencial , pasi jep një fjalim të fundit ku nuk pranonte tërheqjen Allende vr.et veten me një a.rmë automatike.

Pyetje: A duhet që forcat politike të bëjnë sakrificë zoti President?

Presidenti Meta: Ajo që mund t’ju them ju, zotit Rama si Kryetar i shumicës në Parlament, që mund t’i them edhe zotit Basha si Kryetar i opozitës, por dhe gjithë qytetarëve shqiptarë socialistë, demokratë apo pa parti, të cilët kanë shqetësimin e stabilitetit të vendit dhe duan siguri dhe nuk duan

vetëm kaq, duan dhe çeljen e negociatave, duan ecje përpara drejt anëtarësimit në BE: Presidenti Ilir Meta është shumë i ndërgjegjshëm për rrënjët e kësaj krize. I ka paralajmëruar aktorët vendas dhe ndërkombëtarë prej kohësh, që situata mund të shkojë drejt zhvillimeve të paparashikuara.

Është e rëndësishme të evitojmë çdo përshkallëzim të krizës, e cila mund të sjellë konfrontime, të cilat i kemi parë në të kaluarën dhe që kanë cenuar rëndë interesin e vendit, kanë cenuar dhe jetën, të drejtat dhe pronën e qytetarëve dhe kanë vonuar proceset integruese të Shqipërisë.

Për këtë qëllim, unë i ftoj të gjithë të mos sakrifikojë vendin për karriget e tyre apo për ambiciet e veta.

Në këtë drejtim, edhe pse nuk kam asnjë përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar edhe pse kam bërë çdo përpjekje prej gati dy vitesh në këtë detyrë, për të parandaluar një situatë dhe një krizë të tillë, përsëri jam i g

atshëm unë i pari të sakrifikoj në emër të një zgjidhjeje politike që rivendos normalitetin kushtetues, institucional, politik, demokratik në vend dhe që garanton ecjen e shpejtë drejt çeljes së negociatave në BE, jam i gatshëm për të dyja ekstr.emet.

Që nga dorëzimi i mandatit tim si President pasi të sigurohem që vendi ka një zgjidhje politike parimore, kushtetuese, solide që e çon përpara, e deri tek sak.rifikimi i jetës sime si Salvador Alende për të ndaluar instalimin e një junte që mund ta kthente Shqipërinë 30 vite pas.

Pra, Ilir Meta është i përgatitur dhe është i gatshëm për të dyja rrugët sepse asnjëherë, pavarësisht nga ambiciet e tij, nuk ka rrezikuar dhe nuk mund të pranojë të rrezikojë as për karrigen e tij, dhe as për ambiciet e tij, as Shqipërinë dhe as demokracinë në Shqipëri.

Unë do t’i qëndroj betimit tim që, midis pushtetit dhe demokracisë, do të mbaj gjithmonë krahun e demokracisë sepse vetëm demokracia garanton një pushtet për popullin shqiptar në mënyrë që të ndalojmë shpopullimin e Shqipërisë.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...