VIRGJËRESHA E BETUAR E SHQIPËRISË JEHONË NË MEDIAT GREKE: NUK DOJA TË JETOJA SI SKLLAVE E NJË BURRI

Media greke ‘hellasjournal.com’ ka shkruar një artikull ku analizon traditën e vjetër të femrave shqiptare që jepnin betim për të ruajtur virgjërinë, duke marrë si shembull një grua me emrin Dajana Rakipi, dhe pseudonimin ‘Lali’.

Sipas portalit grek, në familjet ku prindërit nuk kishin një burrë trashgimtar, për të mos humbur fuqinë dhe pronën, familja zgjidhte vajzën më të madhe që të jepte betim për të ruajtur virgjërinë. Vajza më e madhe betohej përpara 12 burrave të fshatit ose të familjes se ajo do ruante virgjërinë gjithë jetën dhe në atë moment fitonte tashmë të drejta si çdo burrë i fshatit.

Shumë vajza kanë dhenë betim virgjërie edhe për faktin që kjo ishte menyra e tyre e vetme për të ndërhyrë në botën politike dhe sociale të burrave. Dajana Rakipi është një nga këto femra që për arsye personale zgjodhi të jepte betim virgjërie. Babai i saj kishte zgjedhur që ajo të martohej me dikë që nuk e dashuronte. Mënyra e saj e vetme për tu liruar ishte të zgjidhte këtë rrugë.

Në kohën e komunizmit Dajana zhgjodhi të jepte betimin dhe fitoi të drejta dhe fuqi si grua. Ajo u bë ushtarake e njohur dhe i mësonte ushtarëve të rinj si të mbanin një armë dhe të qëllonin me kallashnikov. Merrte pjesë në mbledhjet politike e sociale të kohës, shkruan portali grek për Dajanën.

“Gjatë gjithë jetës njerëzit me kanë trajtuar si burrë. Nuk jam penduar për zgjidhjen që bëra. Isha në një kohë që fuqia e një femre nuk ekzistonte dhe unë nuk doja që të jetoja si skllave e një burri.

Nëse do kisha lindur në një shtet tjetër nuk e di se si do ishte por di se në Shqipëri isha e respektuar dhe e trajtuar si mashkull,” tha gruaja e moshuar për portalin grek.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...