“Mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës”/ Nard Ndoka tallet keq me Petro Koçin

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, cili kohët e fundit është shumë aktiv në rrjetet sociale, ka shigjetuar Opozitën.

“Opozita duhet të ndalojë hapat prapa e të fillojë të ecë përpara”, ka shkruar Koçi në rrjetet sociale.

Por, ajo që bie në sy në postimin e tij është një koment i kryetarit të Partisë Demokristiane, Nard Ndoka.

Ndoka e ka thumbuar, duke i thënë që të mos shkruajë në rrjetet sociale ndërkohë që është në orar pune.

“Petro, mos shkruaj në rrjete sociale në orar të punës. Mos bëj politikë, se të kemi besuar sigurinë kombëtare”, ironizon Ndoka.

Por këtë thumbim zëvendësministri i Mbrojtjes nuk e ka lënë pa përgjigje.

“E mbara e forcon sigurinë kombëtare”, është përgjigjur Koçi, komentit të Ndokës./CNA.al

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...