Luana Vjollca është një ndër moderatoret shqiptare më të komentuara.

Ajo tërheq vazhdimisht vëmendjen dhe këtë herë duket se i ka kaluar kufijtë. Janë mediat serbe ato të cilat i paskan kushtuar artikull moderatores.

Luana vazhdimisht tregon se është patriote me postimet e saj në rrjetet sociale, mirëpo duket se kjo nuk u ka pëlqyer mediave serbe.

“Gazeta serbe paska shkruar se sa shumë e urrej Serbinë dhe sa shumë e dua Shqipërinë e madhe! Kosovën”, ka shkruar Luana në një postim në Instatsory, ndërsa tregon edhe artikullin serb.

Më pas ajo nuk heziton t’u japë edhe këtë përgjigje: “Dhe unë po ju them mirë që e dini”.