Majlinda Bregu e ftuar në emisionin “Në kuthin e Piter Pan” iu përgjigj pyetjeve nëse do të dëshironte që një ditë të bëhej kryeministre.

Teksa tha se puna që bën aktualisht si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit është tejet e rëndësishme Bregu u shpreh se për të qenë Kryeministre nuk mjafton vetëm dëshira.

Pjesë nga biseda:

Dëgjova Alketën duke thënë që ti je lidere. Një ditë do të donit të ishit Kryeministre?

“Unë kam ikur po bëj një punë tjetër tani, që është pak më e rëndësishme sesa vetëm Kryeministre.

Nuk e bëj dot, pastaj nuk mendoj se mjafton vetëm dëshira për të qenë Kryeministre. Duhet të dish ta bësh, sepse qejf mund të kenë shumë, por nuk e bëjnë dot të gjithë”.

Po nuk është edhe aq, sepse populli e zgjedh kryeministrin…

“Ai është halli, të të zgjedhë populli, se po nuk do të zgjodhi çfarë do bësh, bëhesh dot mezor pastaj? Nuk bëhesh…”

Domethënë thotë kryeministri diçka? Do e zgjedhë populli a do të ndodhë apo jo, nuk e zgjedh Kryeministri.

“Jo jo kryeministri duhet të dëgjojë, po të jetë i mençur duhet të dëgjojë se çfarë thotë populli sigurisht”.