Alban Skënderaj ka rrëfyer për herë të parë historinë e tij të dhim.bshme dhe atë të Miriamit, lidhur me nënat e tyre, të cilat nuk janë më në jetë.

Të dy vendosen që gjithçka të thuhej përmes një kënge, duke ndarë kështu ndjenjat dhe dhim.bjen përmes një projekti që doli në youtube me titull “Plagë në gjysmëshpirt”.

“Duhet te pranoj se ky dimer ka qene i ftohte si ne zemer ashtu dhe ne frymezim per mua. Duke ardhur pranvera e duke celur lulet e para rritet dhe deshira per jeten e per te krijuar muzike me energji pozitive por para se te nis kete kapitull te ri kam ende nje kenge qe dua te ndaj me ju.

E kam shkruar SAKTESISHT para 10 vitesh edhe pse ka qene gjithmone me shume e Miriamit se sa e imja si kenge. E kam shkruar menjehere mbasi nena e saj e dashur u largua papritur dhe teper e re nga kjo bote. Une hodha ne vargje e muzike dhim.bjen e Miriamit dhe pse perjetimi ishte i forte edhe per mua.

Nenen e saj e kujtoj si nje njeri te jashtezakonshem qe kujtdo i dhuronte vetem buzeqeshje dhe miresi. Miriami nuk ka mundur dot asnjehere ta kendoje per shkak te emocioneve por c’eshte e verteta te dy, ndoshta gabimisht, kemi menduar qe dhim.bje te tilla kaq te thella dhe personale nuk ka nevoje te ndahen me publikun por duhen mbajtur per vete dhe me vete.

U bene gati 2 vite qe une kam humbur nenen time tashme dhe ne momente te veshtira, kur nuk kam mundur dot te gjej asnje pergjigje, me shume se kurre ndjenjat e mia jane pasqyruar ne keto vargje. Na mungojne cdo dite dhe sado koha te kaloje keto plage nuk do mbyllet kurre plotesisht.

Ne nuk jemi aspak te vecante, nuk kemi imunitet nga dhimbja, jemi njerez si te gjithe dhe sipas nesh, misioni me i madh i nje artisti eshte te shkruaj kenge qe sado pak i bejne njerezit te mos ndihen vetem, si ne gezimin ashtu edhe ne dhimbjen e tyre.

Ndaj vendosem kete kenge dhe keto ndjenja ti ndajme me ju”, ka shkruar Albani.

‘Nuk e kam gjetur kurr forcen ne keto 10 vite ti kendoj keto vargje qe ti shkepute nga shpirti im.

E kam shume te veshtire te shkruaj apo te flas per te pa me rrahur zemra cmendurisht fort.

Koha sheron cdo plage thone…por une di te them qe thjesht mesohesh te bashkejetosh me nje dhim.bje te tille. Perpiqesh qe kete dashuri qe ruan forte ne shpirtin tend t’a kthesh ne force dhe motiv.

Nuk do mundem te te falenderoj dot kurre mjaftueshem qe perjetesove ne fjale e tinguj ate qe ndjej per nenen time por tashme edhe ti ndjen per tenden. Na bashkojne plote gezime por edhe dhim.bja na ben nje.

Kam 10 vite qe e kendoj kete kenge cdo dite brenda vetes.

E dua me cdo qelize te trupit tim, e mendoj me cdo frymarrje timen dhe e di qe nje dite ky gjysmeshpirt do te plotesohet.’, shkruan Miriam.