Nga operacioni, 14 persona kanë përfunduar në pranga. Grupi rekrutonte gra të reja në bare dhe në klube nate në pjesë të ndryshme të Athinës,

duke iu thënë se do të punësoheshin si shoqëruese duke i fotografuar ato në mjedise luksoze. Hetuesit sipas gazetës greke “Kathimerini”, kanë gjetur prova se 45 femra kishin punuar për bandën vetëm në tre muajt e fundit,

duke kryer një mesatare prej 30 “takimesh” në ditë me një tarifë minimale prej 130 eurosh.

Më pak se gjysma e kësaj tarife iu dha grave të shfrytëzuara. Policia greke thekson se shumica e femrave që punonin për bandën ishin të motivuara për shkak të varfërisë, duke u joshur për një jetë luksoze kundrejt shpërblimit monetar.

Mediat greke shkruajnë se për më shumë se tre vjet, grupi kishte rekrutuar vajza nga Rusia, Rumania, Shqipëria, etj. Takimet me klientët liheshin kryesisht nëpërmjet internetit. Në mesin e viktimave të tutorëve përveç femrave janë edhe meshkuj, kryesisht studentë.

Takimi i fundit erotik

Pas hetimeve të nisura, policia greke ka vënë nën vëzhgim grupin. Më 14 mars është dokumentuar takimi i fundit i një studenteje në një nga hotelet në Atika.

Ishte pikërisht ky moment që çoi në arrestimet e anëtarëve të grupit kriminal. Në pranga përfundoi edhe kreu i grupit dhe tre njerëzit që kishin rolin kryesor në gjetjen dhe rekrutimin e vajzave.