Emina Cunmulaj ka publikuar video dhe foto nga një piknik shumë i veçantë që ka bërë me të bijat në oborrin e shtëpisë së saj. Ella dhe Mia e kanë shijuar në maksimum ditën me nënën e tyre, po ashtu edhe modelja e njohur.

Pak orë më parë, krahas një fotoje të publikuar nga pikniku special, Emina tregoi edhe një detaj që me siguri do t’ju bëjë të qeshni.

“E di që je nga Ballkani kur vajza 3-vjeçare të kërkon qengj në piknik”,-shkruan ajo.

Me siguri të gjithë e keni gjetur veten sadopak në këtë postim të Eminës, pasi qengji i pjekur në piknikun shqiptar mungon shumë rrallë dhe është pjesa më e dashur nga të gjithë ne.