Dy adoleshentë krijojnë dorashkën që bën shurdh-memecët të flasin

Një shpikje që u lejon shurdh-memecëve të komunikojnë edhe me ata që nuk njohin gjuhën e shenjave. Kjo është idea e dy adoleshentëve në ‘Isis Façhinetti të Castellanza (Varese), në Itali, lëshuar për një projekt edukimi digjital të Microsoft.

Mateo Ibro dhe Antonio Falsetti, 16 dhe 17 vjeç, kanë krijuar ‘ad hoc’, një dorashkë me sensorë, të cilat janë të lidhura me një aplikacion në smartfone, të cilat mund të përkthejnë gjuhën e shenjave, dhe t’u japin zë.

Aplikacioni tranformon në tinguj senjalet e lëshuara nga sensorët: për çdo shenjë, ekziston fjala adeguate.

“Na u kërkua të sillnim ide për të ardhmen. Kështu, ne menduam për njerëzit me aftësi të kufizuara, sidomos për ata që nuk dëgjojnë”, shpjegon për Varese NewS Falsetti, një nga nxënësit.

“E dimë që janë në gjendje të lexojnë lëvizjen e buzëve, por kanë vështirësi të krijojnë marrëdhënie me të tjerët dhe të hyjnë në punë, sepse nuk arrijnë dot të komunikojnë.”

“Kemi përdorur sensorë të përkulshëm, të cilët montohen në unaza që futen në gishta. Këto unaza janë të lidhura me një skedë “Arduino”, një platform e ideuar për prototipa.

“Para ‘Good morning’ (që është emri i shpikjes), nuk e kishim përdorur një skedë të tillë”, shpjegon nxënësi, “por mjaftuan dy muaj për ta mësuar”.

Projekti, realizuar nga dy të rinjtë e vitit të tretë, u prezantua në Politeknikumin e Milanos për Microsoft

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

NJË TJETËR ATRAKSION, SË SHPEJTI ZIP LINE NË THETH

Një risi që i shtohet Alpeve të Shqipërisë është...

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...