(VIDEO) TURISTI NGA BARCELONA BLLOKOHET TRE DITË NGA BORA NË THETH

Jan Siberiano është një turist nga Barcelona i cili ka vizituar Thethin i cili për rreth tre ditë është izoluar nga bora e rënë. Kjo ia ka vështirësuar jo pak rrugëtimin e tij ku thuajse çdo etapë të këtij

udhëtimi ai e ka dokumentuar në rrjetin social Instagram nga videot dhe fotot ku i shoqëronte me përshkrime dhe opinione të tij rreth situatave në të cilat është ndodhur ai. Natyrisht që për të ka qenë një eksperiencë mjaft intensive dhe e vështirë pasi ka

fjetur dy netë në Qafë Thore e më pas edhe në Theth ku në fakt e ka përjetuar jo mirë vështirësitë që ai është përballur duke u bllokuar nga bora ku në një video të postuar ai shihet edhe në gjendje mjaft të rënduar.
Por gjithsesi nga ky udhëtim tre ditor i

Siberiano ai ka theksuar faktin se i ka bërë shume përshtypje njerëzit ku edhe pse banues të zonave të thella malore ata e kanë mirëpriturit me shumë dashamirësi gjë e cila ka lënë mbresa shumë të mira tek ai.

Jan Siberiano në postimet e tija teksa tregonte rreth udhëtimit të tij në Theth nuk ka lënë pa përmendur se Petriti, Morashi, Nardi, Niko, Giorgio, dhe Leonardo do të mbeteshin gjatë në kujtimet e tija.

Një tjetër gja që i ka bërë shumë përshtypje turistit nga Barcelona ishte edhe ushqimi tradicional dhe rakia të cilën e quan një pije alkoolike të fortë e Ballkanit.

Ai është shprehur se ka qenë kurioz për të vizituar dhe njohur më shumë vendin nga ku ka parë lule të rralla apo ujqër, arinj, rrëqebulli Euroaziatik dhe shqiponjat që rritet vetëm në këtë luginë.

Ndërkohë nga bëjnë me dije nga faqja zyrtare e Administratës së Zonave të Mbrojtura është së këto ditë do të hapet tenderi për rrugën e Qafë

Thore – Theth nga ku shpresohet shumë që vitin e ardhshëm vështirësia e kalimit të kësaj rrugë të mos jetë aq e madhe siç ka qenë deri më tani.

Nëse kjo gjë do të realizohet atëherë kjo do të ishte një ndihmesë e madhe për zonën dhe turizmin malor duke e kthyer Thethin si një nga destinacionet më të frekuentuara sa i përket turizmit Malor në Shqipëri.

https://www.shkoder.info/wp-content/uploads/2019/03/videoleap-27e165a7-16d4-464e-a323-a9ae997a2d2d.mov

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME

Kalaja e Shkodrës, më shumë vizitorë se Butrinti

Viti i fundit rezultoi të jetë një periudhë shumë...

Dy shenjat e horoskopit që do t’i kthejnë gjërat ashtu siç duan ata

Me Hënën te Peshqit dita fillon e qetë dhe...