Drejtori i Komunikimit në kabinetin e qeverisë shqiptare, Endri Fuga, ka bërë një deklaratë lidhur me lajmin e bërë publik nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, se Kryeministri Rama kishte pësuar një parainfarkt.

Përmes një postimi në twitter, Fuga shkruan se pavarësisht se sipas tij dihet që opozita është e lodhur dhe që nuk ka vizion e program për të mundur Ramën, por nuk e priste që do të binte aq poshtë sa të trillonin lajme si ky i sotmi.