Ish deputetja demokrate Oriola Pampuri thotë se kryeministri Edi Rama ka çrregullime të personalitetit narcistik.

‘Një mjek nuk do ta përkufizonte kurrë një pacient të tij pa e studiuar. Por duke qenë se kemi një vit e gjysmë në parlamentin, kemi patur plot raste që Edi Rama ka qenë në pozita jo të mira.

Atëherë unë e kam gjetur. Ndoshta mund të ketë më shumë se kaq fakti i një dëliri të shfrenuar, unë them që ka çrregullime të personalitetit narcistik’, tha Pampuri në një intervistë për “My Living” në Vizion Plus.

Gjithashtu ish-deputetja është shprehur se femrat në politikën shqiptare janë gjithmonë të diskutuara qoftë kur hyjnë në politikë apo qoftë kur dalin prej saj.

Kujtojmë se Oriola Pamuri e cila ka qenë e dyta në listën e Tiranës në Partinë Demokratike, dogji mandatin e deputetes.