Seriali “Xhenet” i cili filloi transmetimin në TV Klan në tetor të vitit të kaluar, po i vjen fundi. Ky superprodhim i vitit 2018, do të përfundojë të martën në TV Klan.

Në episodin e të hënës Xhenet dhe Melisa do të shpëtojnë nga duart e Xhihanit ndërsa në episodin e fundit, të martën do të shihni dasmën e Selimit dhe Xhenetit.

Melisa do të heqë dorë nga armiqësia me Xhenetin e madje do organizojë dasmën e saj dhe të Selimit.

Selim dhe Xhenet do të mbajnë një dasmë madhështore ku do të jenë të ftuar të gjithë personat e tyre të dashur.

Në dasmë Melisa dashurohet me shokun e Selimit i cili është këngëtar.

Arzu do t’i sigurojë vajzat e saj se do t’u qëndrojë gjithmonë pranë dhe seriali mbyllet me një fund të lumtur të dy çifteve duke vallëzuar me njëri-tjetrin.

Më poshtë ju sjellim disa foto nga episodi i fundit