Kur vjen fjala tek dashuria për Dashin, Demin dhe Akrepin, kjo është diçka thuajse “e paarritshme” për ta.

E themi këtë sepse Dashi shpesh zgjedhje një rrugë të vështirë për ta fituar dashurinë, që jo gjithmonë mund të rezultojë pozitive.

Demi nuk pranon kurrë një “jo” si përgjigje, ndërsa Akrepit i pëlqen ta mbivlerësojë veten, por harron që jo çdo njeri mund ta pëlqejë.

Dashi

Të lindurit në shenjën e Dashit kanë një personalitet shumë shpërthyes dhe e pëlqejnë shumë aventurën. Kur bëhet fjalë për dashurinë janë më të interesuar për ata persona që nuk tregojnë interes, pasi duan të pushtojnë njerëz dhe jo t’u falen ata. Ata mendojnë se në një farë pike do të tregojnë se kush janë dhe personi tjetër do të dashurohet me ta.

Demi

Demi është një shenjë shumë e vendosur dhe kokëfortë, ata ndjekin “prenë e tyre” dhe nuk pranojnë kurrë një jo si përgjigje. Kjo është diçka pozitive që tregon vetëbesim, por na duhet të themi që jo gjithmonë funksionon dhe në disa raste ata mund të dalin dhe të lënduar.

Akrepi

Akrepët janë shumë të prirur për të ndjekur pasionin. Megjithatë në disa raste, ata e mbivlerësojnë veten dhe harrojnë që jo çdo njeri mund t’i pëlqejë. Kjo bën që ata të zhgënjehen dhe të mos u besojnë më të tjerëve.