Një grua ka treguar sesi njerëzit e ngatërrojnë bashkëshortin e saj 70-vjeçar me gjyshin e saj.

37-vjeçarja, Stacey Crutchfield, dhe bashkëshorti, Tom, 70 vjeç, kanë qenë së bashku për pothuajse katër vjet – dhe këmbëngulin që nuk u intereson nëse njerëzit e gjykojnë marrëdhënien e tyre.

Stacey nga Florida, e cila është nëntë vjet më e vogël se vajza më e madhe e Tom, tha:

Na kandodhur një herë që një grua nisi të ngacmonte Tomin, ajo i tha ( për mua) që kishte një mbesë kaq të bukur.”
Crutchfield shpjegon se jo rrallë herë njerëzit e ngatërrojnë burrin e saj me babain e saj, por ajo thjesht ka mësuar që të mos ua vërë veshin se çfarë thonë.

37-vjeçarja tregon më tej:

Nuk do t’i lejoj ata që më të shkatërrojnë dashurinë e jetës sime dhe të na ndalojnë që të jemi të lumtur.”
Çifti u takuan për herë të parë kur Stacey filloi të punonte në fermën e zvarranikëve të Tom-it, ku edhe jetojnë tani.