Me siguri të gjithë e mbajnë mend Ponjën e “Portokallisë”? Patjetër që është shumë e vështirë të harrohen personazhet e karakterete shumta që aktorja ka sjellë në skenën e spektaklit të humorit për rreth një dekadë.

E njohur më se shumti si Shqiponja Dhëmbi, vajza nga Vithkuqi që kërkonte një burrë në Tiranë, aktorja Ervina Kotolloshi fitoi zemrat e të gjithëve.
Megjithatë, edhe pse në kulmin e suksesit

Ervina braktisi spektaklin e “Portokallisë”, e bashkë me të edhe Shqipërinë.
Aktorja shumë e dashur për publikun në atë kohë u transferua në Francë për të ndjekur studimet, por pas përfundimit të specializimit ajo vazhdoi të jetonte atje për disa vite me radhë.

Aktualisht nuk dihet me çfarë është angazhuar aktorja pasi ajo është shumë pak aktive në rrjete sociale. Megjithatë ne po ju sjellim disa nga fotot e saj të reja.